Gjatë mbrëmjes së sotme, një aksident i rëndë mes dy motorrave ka ndodhur në Divjakë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Zharnec, ndërsa dy drejtuesit e motorrave ndodhen në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Policia ka njoftuar se ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.