Tirana
light rain
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
3.1kmh
40 %
Sht
24 °
Die
26 °
Hën
26 °
Mar
22 °
Mër
28 °
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Aksident i rëndë me 6 të plagosur te “5 Maji”, dy makina përplasen “kokë më kokë”

Lajme të ngjashëm

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryqëzimin e rrugës “5 Maji” në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete, një Mercedes dhe një Volksvaken janë përplasur “kokë më kokë” në kryqëzimin e tregut të Medresesë.

Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe për pasojë kanë marrë plagë të shumta gjashtë personat që ndodheshin në makina. Dy prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe janë transportuar me ambulancë drejt spitalit.

Forca të shumta policie dhe ambulanca janë parë në vendngjarje. Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë hyrja e gabuar e një prej mjeteve dhe shpejtësia e lartë.

“Më datë 06.03.2023, te kryqëzimi i rrugës “5 Maji”, janë përplasur automjetet me drejtues shtetasit K. R., dhe E. P. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi K. R., dhe pasagjeria që ndodhej me të, si dhe 3 pasagjerët që ndodheshin në automjetin me drejtues shtetasin E. P., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, bën me dije policia e Tiranës.

Pamje nga vendngjarja:

 


Më shumë