Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident i rëndë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur me pasojë vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën Pogradec-Korçë.

Mësohet se një 35-vjeçar ka përplasur me makinë një të moshuar, këmbësor në rrugë, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ndërkaq, drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në ambjentet e Komisariat, ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale

Njoftimi i plotë:

Më datë 22.09.2019, rreth orës 04.00, në rrugën Pogradec-Korçë, në fshatin Gështenjas, shtetasi A.Sh, 35 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka aksidentuar shtetasin Z.L, 89 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, këmbësor në rrugë, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në ambjentet e Komisariat, ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale. Grupi Hetimor, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll