Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Aksident i RËNDË/ I kishin lënë timonin 13-vjeçarit, kamioni përplaset “kokë më kokë” me furgonin, humbin jetën 9 persona

Shkruar nga Newsbomb
Aksident i RËNDË/ I kishin lënë timonin 13-vjeçarit,

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Teksas të SHBA-së, ku fatkeqësisht kanë humbur jetën 9 persona.

Sipas mediave të huaja mësohet se një kamion i cili drejtohet nga një 13-vjeçar është përplasur “kokë më kokë”me një furgon që transportonte lojtarët e kolegjit që ktheheshin nga Neë Mexico.

Policia bën me dije se kamioni ka hyrë në drejtim të kundërt të qarkullimit dhe është përplasur me furgonin, për pasojë ka rënë zjarrë. Dy personat që ndodheshin në kamion, një 38-vjeçar dhe 13-vjeçari që ishte në timon kanë gjetur vdekjen e menjëhershme.

Gjithashtu ndërruan jetë 7 pasagjerët që ndodheshin në furgon, 6 lojtarë golfi dhe trajneri i tyre, ndërsa 2 të tjerë kanë marrë plagë të rënda dhe po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Sondazh

Poll