Një aksident tagjik ka ndodhur në Turqi ku fatkeqësisht kanë humbur jetën tre persona, ndërsa 17 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sipas mediave turke mësohet se në aksident vdiqën shoferi dhe 2 pasagjerë. Nëntë prej të plagosurve raportohen të jenë në gjendje të rëndë.
Autobusi i pasagjerëve ndërqytetës, po lëvizte nga Tekirdağ për në Antalia dhe me 22 persona, përfshirë personelin dhe doli jashtë kontrollit, ndërsa u rrokullis në një park ndërsa po vazhdonte të merrte pasagjerë nga Dudullu.
Të plagosurit janë dërguar në spitalet përreth me autoambulanca nga vendi i ngjarjes, ndërkohë autoritetet thonë se shkak për këtë aksident është bërë moti i keq.