Një aksident masiv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë – Durrës. Raportohet se mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. K., është përplasur me një motomjet me rimorkio , e për pasojë kanë mbetur të plagosur 8 persona, të cilët janë transportuar drejt spitalit të Durrësit.
Ambulanca dhe policia ndodhen në vendngjarje, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
“Me datë 28.10.2021, rreth orës 20:00, në Shijak, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. K., është përplasur me një motomjet me rimorkio. Si pasojë e përplasjes janë lënduar 8 shtetas që ndodheshin në rimorkio, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit shtetasi D. K., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.