Tirana
scattered clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
40 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
25 °
Die
18 °
E mërkurë, 29 Shtator, 2021
spot_img

Aksident i frikshëm në Fushë-Krujë, 2 makina përplasen kokë më kokë, humb jetën një shofer

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një aksident i rëndë është regjistruar sot në mbrëmje në aksin rrugor Fushë Krujë.

Burime nga policia bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë dy makina, ku dhe si pasojë ka ndërruar jetë një prej shoferëve, 60 vjeç. Deri më tani janë dy të plagosur që udhëtonin me mjetin tjetër, P. K., 29 vjeç dhe Sh. Sh., 39 vjeçe.

Siç shihet edhe nga fotot e mëposhtme, përplasja ka qenë fatale, ndërsa dëmet materiale janë të mëdha. Dyshohet shpejtësia tej normave të lejuara dhe mungesa e ndriçimit në rrugë.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 23.07.2021, rreth orës 22:00, në Tapizë, Fushë Krujë, janë përfshirë në aksident rrugor 2 mjete. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i njërit mjet shtetasi Q. Sh., rreth 60 vjeç.

Gjithashtu është lënduar drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi P. K., 29 vjeç dhe shtetësja Sh. Sh., 39 vjeçe pasagjere në mjet, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Më shumë

spot_img