Tirana
heavy intensity rain
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
88 %
2.1kmh
40 %
Mër
19 °
Enj
26 °
Pre
25 °
Sht
24 °
Die
26 °
E mërkurë, 31 Maj, 2023

Aksident i frikshëm në Durrës, shoferi “tapë” përplaset me makinën e parkuar dhe përmbyset në mes të rrugës

Lajme të ngjashëm

Një aksident i rëndë, por fatmirësisht pa viktima është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës, ku një makinë është përmbysur në rrugë dhe për pasojë është lënduar shoferi.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr.5 të qytetit bregdetar.

Mjeti tip veturë e markës ‘Ford Fokus’ me targa AA 219 BX është përplasur me një makinë të parkuar anësh rrugës. Burimet paraprake bëjnë me dije se shoferi në timon mund të ketë qenë i dehur, ndërkohë që dhe është arrestuar nga policia shtetasi U.K., 46 vjeç.

Menjëherë pas aksidentit drejtuesi i shoferit i plagosur është transportuar në urgjencën e qytetit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Specialisët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin U. K., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 10, Durrës, duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin duke u përplasur me 2 mjete të parkuara e për pasojë është lënduar vetë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.


Më shumë