Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
2.1kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
34 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Aksident i çuditshëm te “kthesat e Murrashit”, fugoni duke ecur përmbyset në mes të rrugës (FOTO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një sa i çuditshëm aq dhe i frikshëm ka ndodhur sot në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, më saktë në vendin e quajtur ‘Kthesat e Murrashit’.

Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë, ndërsa sa i takon aksidentit mësohet se fugoni ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në mes të rrugës. Shkak mund të jetë bërë shpejtësia dhe lagështia.

Si pasojë e aksidentit është bllokuar njëri krah i rrugës, duke shkaktuar trafik. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për kryerjen e veprimeve hetimore dhe zbardhjen e shkaqeve që çuan në këtë aksident.

Shoferi i automjetit të aksidentuar është nisur për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore në Spitalin e Librazhdit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Më shumë

spot_img
spot_img