Një person raportohet se ka mbetur i plagosur në afërsi të Lezhës, pasi është përfshirë në një aksident me 2 mjete të tjera, teksa levizte në rrugën Lezhë-Milot.
Shkaqet e përplasjes nuk dihen ende. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Ajo që shihet nga pamjet është se nga përplasja, mjeti me targa të Kosovës është shkatërruar nga të gjitha anët.
I plagosuri është dërguar për mjekim në Spitalin e Lezhës. Klan News sjell pamjet nga vendngjarja, ndërsa siç shihet dhe qarkullimi bëhet me vëhstirësi për shkak se një korsi është bllokuar dhe fluksi i mjeteve është i lartë.