Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin Fushë-Krujë-Milot ku 3 automjete janë aksidentuar me njëra-tjetrën.
Sipas raportimeve nga aksidenti i 3-fishtë kanë mbetur të plagosur 5 persona të cilët janë nisur me urgjencë drejt spitali.
Nga aksidenti është bllokuar rruga duke shkaktuar trafik të rënduar, në një nga akset me më shumë fluks ditët e verës.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e mëtejshëm të situatës dhe vëninen nën kontroll të situatës.
Sondazh
Poll