Tirana
light rain
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
46 %
1.5kmh
75 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
23 °
E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Aksident fatal, shoferi i merr jetën kalimtarit 40 vjeç (DETAJE)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Aksident fatal me pasojë vdekjen e një 40 vjeçari në aksin rrugor Hani Hotit-Shkodër.

Policia bën me dije se sot rreth orës 05:50, ka ardhur një telefonatë në sallën operative se në aksin rrugor Hani Hotit – Shkodër, në vendin e quajtur Koplik i Sipërm, Malësi e Madhe, ka ndodhur një aksident

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se shtetasi Gj. M. 55 vjeç, banues në fshatin Zagorë, Malësi e Madhe, duke drejtuar mjetin tip Benz, me targë SH4983E, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetas të seksit mashkull rreth 40 vjeç, i cili po lëvizte në këmbë, ku deri tani nuk është identifikuar. 

Drejtuesi i mjetit  është shoqëruar në ambjentet e D. V. P. Shkodër për veprime të mëtejshme

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img