Hapësire reklamuese

Bota

Aksident FATAL i dy trenave, vdesin në vend 15 persona

Shkruar nga Newsbomb
Pamje nga aksidenti i dy trenave në Bangladesh

15 persona kanë humbur jetën ndërsa 58 të tjerë janë plagosur teksa dy trena janë përplasur në  rajonin e Brahmanbarias në lindje të Bangladeshit.

Megjithatë, autoritetet vendase i frikësohen faktit se numri i viktimave mund të rritet teksa ka ende persona të bllokuar brenda vagonëve.

Hetuesit kanë nisur të investigojnë mbi shkaqet e kësaj tragjedie.

Aksidentet me trena janë një fenomen i zakonshëm në Bangladesh pasi mungesa e sinjalistikës dhe infrastruktura e degraduar bëhen shkak për përplasjet fatale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu