Hapësire reklamuese


Bota

Aksident ajror në Madrid, helikopteri rrëzohet në autostradë, 3 të lënduar (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Aksident ajror në Madrid, helikopteri rrëzohet në
Një helikopter u rrëzua mëngjesin e sotëm (1/12/2023) në një autostradë të Madridit në Spanjë. Për pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona, dy persona nga ekuipazhi i helikopterit dhe shoferi i një automjeti, i cili në momentin e rrëzimit të helikopterit po udhëtonte në rrugën e quajtur M-40. Sipas burimeve nga Emergjencat e Madridit dhe Garda Civile, helikopteri, me ngjyrë të verdhë me regjistrim F-HPUX, u akisentua në orën 10:20 në rrugën M-40, në kilometrin 5500, shkruan EL Pais. Tre të lënduarit janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore. Sipas raportimeve të mediave spanjolle, dyshohet që aksidenti të jetë shkaktuar nga një erë e fortë. Ndërkaq autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit ajror.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese