Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

AKSHI del me deklaratë: Jemi nën sulme masive kibernetike, po bllokohen faqet publike

Shkruar nga Newsbomb
AKSHI del me deklaratë: Jemi nën sulme masive kibernetike, po
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit informon opinionin publik se faqet qeveritare dhe ato publike janë gjendur ditët e fundit nën sulme masive kibernetike (DDoS), të cilat synojnë bllokimin e rrjetit rrjetin me tentativa ilegjitime aksesimi. Megjithatë, AKSHI sqaron se situata është rikthyer në normalitet dhe faqet qeveritare janë sërish në funksion të plotë. Lexo edhe: “Prisni të ndodhë më e keqja”, hakerat paralajmërojnë Kuvendin: Kemi të dhënat tuaja! Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit informon opinionin publik se sulme të tilla nuk kanë asnjë lidhje me sigurinë e sistemeve dhe të dhënave në to, por vetëm me bllokimin e faqeve publike, sipas deklaratës zyrtare.

Deklartatë - Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit

Informojmë opinionin publik se aktualisht gjendemi nën sulme masive, të shpërndara të formatit ‘Distributed Denial-of-Service’ (DDoS) duke bllokuar rrjetin me tentativa ilegjitime aksesimi të faqeve publike. Situata është rikthyer në normalitet pas rreth 60 minutash dhe faqet qeveritare janë sërish në funksion të plotë. Theksojmë se sulme të tilla nuk kanë asnjë lidhje me sigurinë e sistemeve dhe të dhënave në to, por vetëm me bllokimin e faqeve publike. Prej kohësh Shqipëria ka qenë nën vëmendjen maksimale të sulmuesve dhe keqbërësve kibernetikë. Siguria kibernetike dhe e informacionit është një nga sfidat më të mëdha në epokën digjitale. Identifikimi në kohë i kërcënimeve, reagimi i shpejtë, dhe forcimi i sigurisë është një proces kompleks i cili kërkon vëmendjen e duhur dhe marrje masash të përshtatura sipas kohës dhe mënyrës së sulmeve, rast pas rasti. Lexo edhe: Si e paralajmëroi Newsbomb.al dështimin e sistemit operativ indian te “One Albania”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese