Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
86 %
0kmh
0 %
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
14 °
Enj
14 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Akrobaci mbi makinën për rrjete sociale, e pëson keq i riu nga Tepelena: Policia e gjen dhe vendos gjobë 600 mijë lek, bllokohet mjetin dhe patenta (VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një i ri nga Tepelena e ka pësuar keq nga Policia pasi publikoi në rrjetet sociale video duke bërë akrobaci me makinë. Ai la timonin dhe u ngjit mbi mjetin e tij, teksa ishte në ecje, ndërsa një person tjetër e filmonte.

Ky shtetas është identifikuar nga Policia dhe është ndëshkuar me 600 mijë lek (të vjetra), i është bllokuar mjeti dhe patenta për 6 muaj.

“Shërbimet e Policisë Rrugore, duke marrë shkas nga publikimi i një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqej një drejtues automjeti që kryente manovra të rrezikshme në rrugë, kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasin A. K., banues në Tepelenë. Ky shtetas, më datë 17.07.2021, rreth orës 13:00, në rrugën e brendshme të fshatit Dragot, Tepelenë, ka kryer manovra të rrezikshme në rrugë duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”.

Për këtë shtetas është vendosur masa administrative 60.000 lekë të rinj, me sanksion plotësues ndalim administrativ i mjetit dhe tërheqje e lejes së qarkullimit për manovra të rrezikshme në rrugë, mosndryshim të pronësisë së mjetit brenda afatit dhe mosshlyerje të masave administrative brenda afatit ligjor.”

Më shumë




spot_img








spot_img