Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Akoma nuk i kam kthyer përgjigje", gazetari i njohur zbulon se Edi Rama i ka kërkuar të drejtojë "podcast-in" e tij

Shkruar nga Newsbomb

Gazetari i njohur nga Kosova, Milaim Zeka ka zbuluar se ka marrë një ftesë nga kryeministri Edi Rama për të qenë bashkëmoderator në "podcast-in" e tij, por thotë se ende nuk i ka kthyer përgjigje.

Sipas Zekës është më mirë t’i shohim liderët nëpër stacionet e tyre të radiove sesa 24 orë nëpër televizione. Duke folur për "Panorama TV", ai ka thënë se nuk do të refuzonte as Berishën, nëse ai i bën një ftesë.

Pyetje: Si e keni parë këtë gjë në prag të zgjedhjeve elektorale?

Milaim Zeka: Unë e kam një ofertë nga Rama për të qenë bashkëmoderator i atij emisioni në radio. Akoma nuk i kam kthyer përgjigje, në momentin që do ti them po ose jo do të prononcohem. Rama po bën një lëvizje të jashtëzakonshëm. Më mirë ta shohim Edi Ramën në një stacion personal të radio që njerëzit zgjedhin nëse do ta dëgjojnë ose jo, sesa ta shohim Ramën, Berishën e Metë 24 orë në të gjitha stacionet televizive në Shqipëri dhe Kosovë.

Pyetje: Po nëse do keni një ftesë nga Berisha do ta pranoni atë?

Milaim Zeka: Po, pse jo. Me Berishën do të shkonim më mirë. Sepse Berisha  është me serioz dhe unë do ta balancoja  emisionin përmes humorit tim. Do dilte një emision më i fuqishëm! Batutat e mia me ato të Ramës mund të përplaseshin.

Gazetari Milaim Zeka Gazetari Milaim Zeka

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed