Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

AKEP "kyç gojën" për ONE Albania, kompania celulare probleme edhe me sinjalin, qytetarët ankohen se duhet të bëjnë 2-3 herë një telefonatë

Shkruar nga Newsbomb
AKEP "kyç gojën" për ONE Albania, kompania celulare

Kompania celulare ONE Albania vazhdon të lërë qytetarët pa shërbim, edhe përse kanë kaluar ditë qëkur njoftoi përfundimin “me sukses” të procesit të unifikimit me Albtelekom. Pavarësisht reklamave për shërbim cilësor, duket se abonentët e ONE Albania nuk po gjejnë rehat.

Newsbomb.al i ka kushtuar disa artikuj shqetësimit të qytetarëve dhe abonentëve të kësaj kompanie celulare, të cilët prej muajsh nuk po gjejnë zgjidhje për shqetësimet e tyre.

Së fundmi, ONE Albania ka probleme edhe me sinjalin. Abonentët duhet të tentojnë disa herë për të kryer telefonatën në rrjetin mobile, sepse sinjali është i dobët dhe pamundëson dëgjimin nga personi tjetër që merr thirrjen. Kjo provohet lehtësisht dhe nga ankesat në faqen zyrtare në Facebook të kompanisë.

[gallery link="none" columns="1" size="full" td_select_gallery_slide="slide" ids="695508,695509,695510,695511,695512,695513,695514"]

Por, mes gjithë kësaj rrëmuje të bërë nga një prej kompanive më të mëdha celulare në vend, e cila ka akses në numrat dhe të dhënat e më shumë se 1 milion shqiptarëve, është përfshirë dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Institucioni i drejtuar nga Tomi Frashëri ka "kyçur gojën" prej muajsh, pavarësisht shqetësimeve pa fund të abonentëve, ekspertëve të komunikimit dhe gazetarëve të njohur, të cilët e kanë ngritur dhe vetë këtë problematikë duke mos ju nënshtruar presionit të ONE Albania.

Në daljet e tyre dhe në reagimet në rrjetet sociale, ata i janë drejtuar AKEP që të ndërhyjë, si publikisht ashtu dhe në rrugë zyrtare duke e vënë në dijeni për problematikat, por deri më sot nuk ka asnjë reagim apo masë ndaj kompanisë celulare.

LEXO EDHE: “ONE Albania” në firo, abonentët braktisin kompaninë celulare pas mungesës së shërbimit! Reagon dhe AKEP-i

LEXO EDHE: Skandali me kompaninë “ONE”/ Gazetari: Më kërkojnë 200 euro për një numër që nuk e kam aktivizuar e as përdorur! Kolegu: Mua refuzojnë të më mbyllin kontratën

LEXO EDHE: “ONE Albania” rrezik për Sigurinë Kombëtare! Dështon bashkimi me Albtelecom, mijëra qytetarë pa shërbim

LEXO EDHE: Dështimet e ONE Albania dhe sistemi operativ indian, i “hanë kokën” shefit hungarez për Ballkanin Perëndimor

LEXO EDHE: Dështimet e One Albania, abonentët ‘masakrojnë’ në rrjetet sociale: Jeni kompani e degraduar, na keni lënë pa shërbim

LEXO EDHE: Vazhdojnë skandalet e “ONE Albania”, u jep klientëve letër bakalli me vulë se nuk lëshon dot as kupon tatimor

LEXO EDHE: “Dështimet po i hamë me lezet”, gazetarja vë në lëvizje Autoritetin e Konkurrencës: “ONE Albania” më njofton të paguaj ofertën pas 20 ditësh!

LEXO EDHE: Gazetari “shpërthen” ndaj ONE Albania: Paguaj minutat ndërkombëtare, por që nga janari shërbimi nuk punon! Në dyqan më thonë ‘mos u lodh kot’

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese