Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

AKEP gjobit me 100 milionë lekë "One Albania": Tarifa të larta dhe mungesë shërbimi!

Shkruar nga Newsbomb
AKEP gjobit me 100 milionë lekë "One Albania": Tarifa
Kompania celulare "One Albania", e denoncuar sistematikisht nga Newsbomb.al për shkak të shërbimit skandaloz në raport me qytetarët, është gjobitur nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare me 100 milionë lekë të vjetra. Grupi i inspektimit ka arritur të provojë se "One Albania" u ka bllokuar qytetarëve mundësinë që të ndërrojnë operatorin telefonik (bartja e numrit), si dhe i ka lënë pa shërbim për shkak të sistemit që ka implementuar. “Sipërmarrësi i komunikimeve elektronike “One Albania” sh.a., të analizojë dhe t’í japë zgjidhje shkaqeve teknike dhe mungesës së koordinimit të cilat kanë çuar në shkelje të afateve maksimale të lejuara për portimin e numrit. Sipërmarrësi “One Albania” sh.a., duhet të rishikojë dhe riparojë të gjitha problemet teknike të evidentuara në arkitekturën e moduleve të sistemit B/00S me qëllim eliminimin e pikave të dështimit si dhe përmirësimin e sistemit brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga marrja dijeni e këtij Vendimi përfundimtar inspektimi", thuhet ndër të tjera në pjesën urdhëruese të vendimeve të AKEP. Grupi i Inspektimit ka zhvilluar një audit të mëparshëm në kompaninë celulare në fjalë, por pas shqetësimeve të mëdha gjatë periudhës së verës, ëhstë urdhëruar një auditim i dytë dhe janë konstatuar ankesa të shumta nga abonentët që lidhen me procesin e portabilitetit, tarifimit dhe cilësisë së shërbimit. Në këto kushte, i ëhstë propozuar Këshillit Drejtues të AKEP që “sipërmarrësi “One Albania” sh.a., të dënohet sipas pikës 18, paragrafi III, të nenit 137 të ligjit 9918/2008 me masën administrative “Gjobë” në vlerën 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë.” Vendimi ëhstë pranuar dhe sot kompania celulare në fjalë rezulton e gjobitur në masën e 100 milionë lekëve të vjetra. Gjithashtu, Grupi i Inspektimit ka vendosur dënimet administrative plotësuese të mëposhtme:
  1. Sipërmarrësi i komokunikimeve elektronike “One Albania” sh.a., të respektojë detyrimet ligjore dhe kontraktore lidhur me kufizimet e shërbimeve dhe njoftimin e pajtimtarit përpara zgjidhjen e kontratës.
  2. Sipërmarrësi i komunikimeve elektronike “One Albania” sh.a., të respektojë detyrimet ligjore lidhur me publikimin e informacionit transparent, të krahasueshëm, të përshtatshëm dhe të përditësuar për çdo detyrim në përfundimin e kontratës, si dhe kushtet e përgjithshme për aksesin e përdorimin e shërbimeve të ofruara për përdoruesit fundorë. Ky informacion të publikohet në mënyrë të qartë, gjithëpërfshirëse dhe lehtësisht të aksesueshme.
  3. Sipërmarrësi i komunikimeve elektronike “One Albania” sh.a., të respektojë detyrimet ligjore lidhur me njoftimet e pajtimtarit dhe AKEP për kufizimin ose ndalimin e aksesit në shërbimet e tyre, sipas pikës 2, të nenit 108, të ligjit 9918/2008.
  4. Sipërmarrësi i komunikimeve elektronike “One Albania” sh.a., të analizojë dhe t’í japë zgjidhje shkaqeve teknike dhe mungesës se koordinimit të cilat kanë çuar në shkelje të afateve maksimale të lejuara për portimin e numrit.
  5. Sipërmarrësi “One Albania” sh.a., duhet të rishikojë dhe riparojë të gjitha problemet teknike të evidentuara në arkitekturën e moduleve të sistemit B/00S me qëllim eliminimin e pikave të dështimit si dhe përmirësimin e sistemit brenda 60 (gjashtëdhjetë) ditëve nga vendimi përfundimtar i inspektimit.
  6. Sipërmarrësi “One Albania” sh.a., rekomandohet që gjatë kësaj periudhe 60 (gjashtëdhjetë) ditore të kryejë kontrolle periodike të brendshme si dhe të njoftojë AKEP për rastet e refuzimeve të evidentuara dhe korrigjuara prej tyre.
  7. Sipërmarrësi “One Albania” sh.a., të dorëzoje në AKEP raportime periodike javore, duke analizuar situatën dhe progresin e arritur me qëllim zbatimin e detyrave për korrigjimin e shkeljeve të evidentuara.

Vendim final per ndeshkimin me gjobe te One Albania by Newsbomb Albania on Scribd

Lexo edhe: Skandali me “One Albania”/ Kompania u bllokon celularët dhe politikanëve, deputeti Frrok Gjini: Po na vjedhin! LEXO EDHE: Skandali me kompaninë “ONE”/ Gazetari: Më kërkojnë 200 euro për një numër që nuk e kam aktivizuar e as përdorur! Kolegu: Mua refuzojnë të më mbyllin kontratën LEXO EDHE: ONE Albania “i ha kokën” edhe shefit bullgar të IT-së, shkarkohet pas muajsh dështime Svetoslav Nanchev LEXO EDHE: “ONE Albania” në firo, abonentët braktisin kompaninë celulare pas mungesës së shërbimit! Reagon dhe AKEP-i LEXO EDHE: Skandali me kompaninë “ONE”/ Gazetari: Më kërkojnë 200 euro për një numër që nuk e kam aktivizuar e as përdorur! Kolegu: Mua refuzojnë të më mbyllin kontratën LEXO EDHE: “ONE Albania” rrezik për Sigurinë Kombëtare! Dështon bashkimi me Albtelecom, mijëra qytetarë pa shërbim LEXO EDHE: Dështimet e ONE Albania dhe sistemi operativ indian, i “hanë kokën” shefit hungarez për Ballkanin Perëndimor LEXO EDHE: Dështimet e One Albania, abonentët ‘masakrojnë’ në rrjetet sociale: Jeni kompani e degraduar, na keni lënë pa shërbim LEXO EDHE: Vazhdojnë skandalet e “ONE Albania”, u jep klientëve letër bakalli me vulë se nuk lëshon dot as kupon tatimor LEXO EDHE: “Dështimet po i hamë me lezet”, gazetarja vë në lëvizje Autoritetin e Konkurrencës: “ONE Albania” më njofton të paguaj ofertën pas 20 ditësh! LEXO EDHE: Gazetari “shpërthen” ndaj ONE Albania: Paguaj minutat ndërkombëtare, por që nga janari shërbimi nuk punon! Në dyqan më thonë ‘mos u lodh kot’ LEXO EDHE: “5 ditë pa internet, thoni s’kemi ç’bëjmë”, ONE Albania reklamon shërbimet, qytetarët “e masakrojnë” me komente LEXO EDHE: AKEP “kyç gojën” për ONE Albania, kompania celulare probleme edhe me sinjalin, qytetarët ankohen se duhet të bëjnë 2-3 herë një telefonatë LEXO EDHE: “Ne jemi Rrjeti më i mirë”, One Albania reklamon shërbimin, qytetarët vërshojnë me komente: Ju jeni më të paaftët, kemi 4 muaj pa përgjigje Lexo edhe: ONE Albania presion abonentëve me gjyqe e zyra përmbarimi! Abuzimi me kontratat e mbyllura vite më parë dhe rasti i gazetarit që i kërkojnë 200 euro (DOKUMENTI)  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed