Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
93 %
2.1kmh
75 %
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
Pre
12 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Akademia e Shkencave ndan nesër çmimet e mëdha, 23 studiues në garë

spot_img

Lajme të ngjashëm

23 vepra shkencore kanë kaluar në fazën finale dhe janë tashmë në garë për çmimet e mëdha kombëtare që do të ndahen ditën e nesërme nga Akademia e Shkencave.

Çmimet që do të shpallen janë:

Çmimi “Eqrem Çabej”

Çmimi “Petrit Radovicka”

Çmimi “Aleks Buda”

Ceremonia do të mbahet në mjediset e Akademisë së Shkencave dhe do të moderohet në emër të jurisë nga akademike e asociuar Mimoza Hafizi.

Më poshtë, ju njohim me listën e plotë të veprave që janë kualifikuar për të marrë pjesë në garën e çmimeve e mëdha.

Për çmimin “Eqrem Çabej”

(renditje alfabetike):

1. Adem Bunguri: Vegla bakri dhe sëpata bronzi në Shqipëri dhe Kosovë;

2. Albert Doja: Ardhja e antropologjisë në Shqipëri;

3. Anastas Angjeli e Adrian Civici: Kriza ekonomike në kohën e koronavirusit; Përballë krizës – sfidat e teorisë dhe politikave ekonomike; Drejt një krize të re – Energjia, inflacioni, rritje çmimesh, çoroditje e tregjeve (triptik);

4. Apollon Baçe: Qyteti dhe qytezat ilire, vëll. I, II;

5. Beqir Meta: Historia e shqipëtarëve gjatë shek. XX, vëll. II, III, IV;

6.  Emine Sadiku: Gramatikë e shqipes si gjuhë e huaj;

7.  Emine Sadiku e Meleq Shopi: Gegërishtja veriore dhe ajo jugore;

8.  Fatmir Toçi: Arbëreshët mes realitetit dhe mitit;

9. Suzana Varvarica-Kuka: Simon Rrota, piktori i nostalgjisë së një realiteti të humbur;

10. Shpresa Gjongecaj, Trésors de monnaires antiques trouvés en Albanie.

II. Për çmimin “Petrit Radovicka”

(renditje alfabetike):

1. Gjovalin Gruda: Relievi strukturor i Shqipërisë;

2. Nazim Gruda: Advances in horticultural soilles culture;

3. Rigers Bakiu: Molecular evolution of aquatic organisms’ biomarkers.

III. Për çmimin “Aleks Buda” për kërkuesit e rinj

(renditje alfabetike):

1. Andi Hoxhaj: Politikat e BE për luftën kundër korrupsionit;

2. Brikena Shkodra: Retracing late Roman – early Byzantine Dyrrachium;

3. Ermal Baze: Jeta agrare në komunitetin e Shkodrës gjatë shekullit XV (një vështrim socio-ekonomik);

4. Hysnie Haxhillari: Caktuesori në gjuhët e Ballkanit;

5. Liburn Jupolli: OCTO – instrumenti i ri inovativ bashkëkohor;

6. Majlinda Rama: Poezia bashkëkohore shqipe;

7. Mikaela Minga: Tingujt që rrëfej, tingujt që rrëfehen;

8. Teuta Toska: Parashqevi Qirjazi dhe viti i saj 1919;

9. Xhelil Koleci: An overvieë of current approaches to cattle deseases.

Gjithashtu, në hollin kryesor në Akademinë e Shkencave do të çelet edhe ekspozita “Rrugëtimi i shqipes nga “ABC”-ja gjer në Kongresin e Drejtshkrimit”

Kjo ekspozitë çelet ne kuadrin e veprimtarive për 50-vjetorin e mbajtjes së Kongresit të Drejtshkrimit (1972-2022) në bashkëpunim me  Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave (DPA).

Mes dokumenteve të përzgjedhura bëjnë pjesë: Vendim i Komisionit të Alfabetit për çështjen e “ABC”-së, përfshirë foto me anëtarët e këtij organi; Lista emërore e delegatëve që kanë marrë pjesë në Kongresin e Manastirit, të ardhur prej qyteteve të vendit, si edhe prej kolonive të mërgimit; korrespodenca, procesverbale, dokumente shtetërore, urdhra e rezoluta, etj.

Më shumë




spot_img








spot_img