Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
65 %
3.6kmh
75 %
Sht
28 °
Die
29 °
Hën
26 °
Mar
23 °
Mër
25 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

Akademia e Forcave të Armatosura nis regjistrimet në gusht, degë të reja dhe master

spot_img

Lajme të ngjashëm

Në gusht nis aplikimi për studentët e akademisë së forcave të armatosura.

Në shkollën e lartë ushtarake në ciklin bachelor por dhe atë master do të ketë degë jo vetëm për ata që dëshirojnë të bëjnë karrierë në forcat e armatosura, por edhe në sektorin civil, nisur nga modeli amerikan i ‘West Point’.

“Dy programe në bachelor dhe një në master, jo vetëm shkenca ushtarake, por edhe shkenca të tjera siç janë IT dhe navigacion detare dhe siguri kibernetike”, u shpreh ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Kush dëshiron të ndjekë akademinë aplikon në e-Albania, më pas regjistrimet bëhen sipas udhëzimeve në website të Ministrisë së Mbrojtjes nga datat 6-13 gusht. Konkurset me 3 përbërësit e tyre shëndetësor, mendor dhe fizik zhvillohen ndërmjet datave 16-20 gusht.

“Të gjithë studentët tanë kanë akomodim të garantuar, ushqim të garantuar dhe një pagesë jo të vogël prej 30 mijë lekësh të reja në muaj”, u shpreh ministri Peleshi për Euroneës Albania.

“Çdo oficer i Forcave të Armatosura sapo titullohet, futet në një karrierë e cikla është ndërtuar mbi punën që ti bën në njësi dhe reparte, edukimin tënd dhe kurse të vazhdueshme”, shpjegon gjeneral brigade Albert Mullai, komandant i Akademisë së Forcave të Armatosura.

Përveç shembullit amerikan, Akademia Ushtarake, që u rikthye në 2020 pas më shumë vitesh pushim, synon të marrë statusin e një shkolle rajonale./Euronews Albania

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img