Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
44 %
5.7kmh
0 %
Die
4 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
7 °
E diel, 5 Shkurt, 2023

AIDSSH përkujton Sherif Kaloshin, themeluesit të PD në Lushnje do t’i bëhet ekspozitë dokumentare

spot_img

Lajme të ngjashëm

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, i ka shprehur ngushëllimet familjes dhe të afërmve të ish të përndjekurit dhe njërit prej themeluesve të Partisë Demokratike, Sherif Kaloshit.

Autoriteti për Informim bën me dije se themeluesi i PD-së në Lushnje, ka qenë i internuar në Berat, Tepelenë, në Savër dhe në Kryekuq të Lushnjës nga viti 1945 deri në vitin 1990.

Me anë të njoftimi në rrjetin social Facebook, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit shkruan se më 18 gusht  në Lushnje do të bëhet një ekspozitë dokumentare dhe të profileve biografike të të internuarve nga regjimi komunist.  

Postimi i plotë:

AIDSSH i shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmve të z. Sherif Kaloshi, i internuar në Berat, Tepelenë, Savër, Kryekuq të Lushnjës, nga viti 1945-1990, që u nda nga jeta mbrëmjen e shkuar.

Autoriteti vijon punën për dokumentimin e historive individuale dhe familjare të sakrificës dhe dinjitetit njerëzor përballë totalitarizmit, projekt që do të lançohet në Lushnjë, më 18 gusht, në teatrin e qytetit, me ekspozitë dokumentare dhe të profileve biografike të të internuarve.

sherif.jpg

kuqi.jpg

Më shumë


spot_img









spot_img