I dënuari me burgim të përjetshëm Sokol Mjacaj tronditi vendin ditë më parë ku në ambientet e burgut të Peqinit ekzekutoi Arben Lleshin, si dhe plagosi Indrit Shaqjan.
Pak para se të ndodhte ngjarja ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, lajmëroi se Mjacaj do të futej në regjimin 41-Biss. Ka qenë eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço i cili ka hedhur më tepër dritë lidhur me Sokol Mjacajn dhe të kaluarën e tij të errët.
Sipas Karamuços problemet që Mjacaj ka sjellë në disa burgje të vendit kanë sjellë dhe vendimin për futjen e këtij shtetasi në regjimin e posaçëm. Më tej eksperti tha se Mjacaj është një person i cili nuk ka emocione, është sociopat dhe qesh kur vret. Vrasja e tij e parë ka qenë kur ishte vetëm 15 vjeç dhe e ka kryer këtë akt të rëndë vetëm për një vrasje.
Ai është rritur në një familje të varfër, madje babai i tij vijon të jetojë në kushte të mjera në Prekal të Dukagjinit.
“Ky njeri muk ka emocion, ky edhe kur vret qesh. 15 vjeç ka bërë vrasjen e parë. Në Peqin ka ardhur një informacion për arsyen
Konflikte me grupe të caktuara, sende të paligjshme këto ishin një sërë arsyesh që ky kishtte krijuar probleme në çdo burg.
Ka patur një fëmijëri me trauma të mëdha, familja e tij ende është në kushte të mjerueshme. Në Prekal të Dukagjinit familje rurale, është rritur me babain dhe një motër. Profili ësht që ky nuk është afishaur me organizata kriminale brenda apo jashtëb urgut, por ky përdoret dhe shfrytëzohet si ushtar. Ky vret vetëm për përfitim. Vrasja e parë ka qenë për një varse. Sociopatët nuk bashkëpunojnë asnjëherë me drejtësinë”, tha ai.