Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

“Ai ka shumë frikë nga vdekja”, Zelensky i bindur se Putin nuk do të përdorë armët bërthamore

Shkruar nga Newsbomb
“Ai ka shumë frikë nga vdekja”, Zelensky i bindur se Putin

Presidenti ukrainas, Volodomyr Zelensky mbetet i bindur se Vladimir Putin nuk do të përdorë armë bërthamore në Ukrainë.Gjatë një interviste për gazetarin amerikan David Letterman,Zelensky u shpreh se Putin nuk mund ta bëjë këtë, pasi sipas tij “ai ka frikë nga vdekja”.

"E pashë atë dhe pashë dëshirën e tij për të jetuar, ai e do shumë jetën.

"Ai madje ulet në një tavolinë të gjatë, pasi ka frikë se mos preket nga COVID ose diçka tjetër," tha presidenti ukrainas, duke iu referuar takimeve të Putinit me zyrtarët e lartë, ku shfaqej i ulur në tavolinë të madhe.

"Unë nuk jam i sigurt nëse ai është gati të përdorë armë bërthamore. Sepse ai e kupton se nëse e bën këtë, çdo vend mund të lëvizë më pas kundër tij personalisht."

Ndërkohë Presidenti rus ka paralajmëruar se kërcënimi i luftës bërthamore po rritet dhe se do të mbrojë territorin rus me të gjitha mjetet e nevojshme.

Sondazh

Poll