Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
35 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Ai ishte duke salduar tubat, dikush hapi gazin”, e afërmja e punonjësit të fabrikës së tullave: Ia tha të gjitha prokurorit, mjeku s’e la të firmoste

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një e afërme e Besnik Bojakut, punonjës i fabrikës së tullave që shpërtheu në flakë mesditën e djeshme në Maminas, ka treguar detajet sesi ka ndodhur ngjarja. Ajo ka qenë e para në fakt që ka konfirmuar mëngjesin e sotëm vdekjen e punonjësit 57 vjeçar.

Ajo ka telefonuar në Ora Neës dhe ka thënë se i afërmi i saj kishte qenë duke salduar një tub gazi, por dikush kishte hapur rrjetin dhe ndodhi shpëthimi i madh. Sipas saj, mbi 80% e trupit të Bojakut ishte e djegur, çka bëri që mëngjesin e sotëm ai të ndërronte jetë.

“Ai ka qenë duke salduar tubat e gazit dhe dikush ka hapur gazin” tha gruaja. Sipas saj, 57 vjeçari i ka thënë të gjitha para prokurorit, por mjeku nuk e ka lënë të firmoste pasi nduk duhet të lëvizte dorën.

“Nuk ishte plagosje e lehtë jashtë rrezikut për jetën, por një plagosje e rëndë mbi 80% djegie në trupin e tij. Ai ishte duke salduar tubat e gazit dhe dikush ka hapur gazin. Mbrëmë ka shkuar prokuroria i ka dhënë këto të dhëna, por mjeku nuk e la të firmoste pasi i tha mos e lëviz dorën”, shtoi gruaja.

1- Lexo edhe: Fabrika e tullave në Maminas shpërthen në flakë, tymi mbulon të gjithë zonën
2- Lexo edhe: Detaje të reja nga zjarri në Maminas
3- Lexo edhe: Vdes te QSUT-ja saldatori 57 vjeçar
4- Lexo edhe: Flet djali i saldatorit të fabrikës së tullave në Maminas

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img