Tirana
light rain
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
61 %
1.5kmh
20 %
Die
24 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 4 Qershor, 2023

Ahmeti dhe Zaev takohen për qeverinë e re, nuk flasin ende për një marrëveshje

Lajme të ngjashëm

Pas takimit që realizoi mbrwmjen e djeshme me liderin e LSDM-së, kreu i BDI Ali Ahmeti u shpreh se partitë politike po kërkojnë një zgjidhje që do të garantoj stabilitet politik dhe ekonomik për vendin.

“Me kreun e LSDM-së kemi biseduar për shumë tema, për dallimet që ekzistojnë mes neve, për Kushtetutën e RM-së, për gjendjen politike në të cilën ndodhet vendi jonë, çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me zgjidhjen e problemeve”, deklaroi pas takimit kreu i BDI-së Ali Ahmeti, sipas të cilit ky komunikim do të vazhdoj edhe më tej, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje e cila do të siguroj stabilitet politik ashtu edhe ekonomik për vendin.

“BDI do ti ftoj organet drejtuese të partisë, t’i vazhdoj analizat dhe të shoh dhe të vendos për opsionin më të pranueshëm dhe më të dobishëm për vendin por edhe për qytetarët e sajë. Janë biseduar shumë gjëra që kanë mbetur pa harmonizuar, mbetet çështje e ekspertëve të cilët do ti përmbyllim çështjet për të cilat ka dallime. Tash nuk bëhet fjalë për koalicionime, I gjithë takimi ka shkuar duke pare se ku janë dallimet substanciale mes dy subjekteve politike”, deklaroi Ahmeti.

Lideri i LSDM-së Zoran Zeav pas takimit me kreun e BDI-së Ali Ahmetin deklaroi se dy liderët janë dakorduar për shumë cështje të rëndësishme në kuadër të kushteve të vendosura nga të dyja palët megjithatë përpara se të shpalosen për opinionin, ata duhet të merren për shqyrtim nga grupet e punës dhe ekspertët e angazhuar nga partitë përkatëse.

Zaev u deklarua optimist se do të marrë mandatin për të formuar qeverinë megjithatë nuk deklaroi nëse ka marrë garancë nga kreu i BDI-së për mbështetje me nënshkrimet e deputetëve të partisë së Ahmetit.

Zaev shtoi se palët kanë rënë dakord për formimin e një organi që në shpërndarjen e buxhetit do të kujdeset për zhvillimin e komunave më të varfëra dhe vendeve rurale me zhvillim më të vogël.


Më shumë