Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Sht
26 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ahmetaj uron mësuesit për 7 Mars nga kantieri i shkollës në Tiranë: Një shprehje e posaçme e vëmendjes dhe mirënjohjes për punën dhe përkushtimin e tyre

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e31d2256ef8f927fa4991b2eeee21c52

Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj ka zgjedhur të uroj mësuesit për ftesën e 7 marsit nga kantieri i shkollës 9-vjeçare Hasan Vogli në Tiranë.

Ai shprehet që në shtator shkolla do të ketë rilindur dhe do të jetë më e madhe dhe më e fortë.

Ndër të tjera ministri shprehet se 160 shkollat e reja të financuara nga programi i Rindërtimit janë një shprehje e posaçme e vëmendjes dhe mirënjohjes për punën dhe përkushtimin e çdo mësuesi.

“Gëzuar 7-marsin, nga një tjetër kantier shkolle, që në shtator do të ketë rilindur më e madhe, më e bukur, më e fortë!

Shkolla 9-vjeçare Hasan Vogli në Tiranë, po rindërtohet ditë pas dite, me kapacitete të shtuara nga vetëm 6 klasa më parë, në 20 të tilla sot, me laboratorë, palestër, ambiente për 600 nxënës, sipas standardeve ndërkombëtare dhe Eurocode 8!

160 shkollat e reja të financuara nga programi i Rindërtimit, që kanë rilindur e do të rilindin më të mira, më të bukura, më të forta, janë një shprehje e posaçme e vëmendjes dhe mirënjohjes tonë për punën dhe përkushtimin e çdo mësuesi,” thotë Ahmetaj.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img