Hapësire reklamuese

Politikë

Ahmetaj sqaron shifrat: 400 milion euro janë dhurata, të tjerat kredi të buta

Shkruar nga Newsbomb
Arben Ahmetaj

Ministri i Rindërtimit pas tërmetit, Arben Ahmetaj thotë se 400 milion euro nga 1.15 miliard të mbledhura në Konferencën e Donatorëve janë dhurata.

Ahmetaj tha se rreth 650 milion të tjera janë kredi të buta, me interes të ulët në disa raste nën 2 për qind.

Në emisionin “Opinion”, Ahmetaj sqaroi edhe “donacionin” e Francës, duke thënë se ka dhënë dy kredi me interesa të ulëta, njëra 60 dhe tjetra 100 milion euro.

“400 milion janë grant, që do të thotë që nuk janë para që na i japin borxh por na i dhurojnë. Dhe rreth 650 milion janë kredi të buta, me një kosto shumë të ulët interesi. Shumë nga ato i kanë të përcaktuara termat, disa edhe nën 2%, me interesa gati-gati te 1-shi.

Këto janë të asociuara me të gjithë dëmin që kemi pasur ne në 26 nëntor dhe këto shkojnë përtej thjesht rindërtimin, por kalojnë te rimëkëmbja ekonomike. Franca ka dhënë 60 milion euro kredi të butë. 100-milionshi është një tjetër kredi që e nëshkroi Rama para Konferencës, është për zhvillimin e ekonomisë, kredi me interes nën 2.25%”, u shpreh Ahmetaj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll