Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
31 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ahmetaj shuan zërat: Banesat e ndërtuara pas tërmetit mund të trashëgohen ose të shiten, familjarët të bëjnë ç’të duan me to

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

346f4dbfe80c7fe59c566a8d01bc73fc

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj dhe kryebashkiakun Erion Veliaj, zhvilloi një inspektim ditën e sotme në lagjen e re në Ndroq, ku po ndërtohen 74 shtëpi banimi, kopësht, shkollë dhe një qendër sociale.

Rama thotë se pasi humbën shtëpinë, afro 350 banorë do të mblidhen në këtë lagje afër fare me rrugën kombëtare dhe me akses të shpejtë në shërbime.

Ndërkohë ministri Ahmetaj ka shuar të gjitha zërat lidhur me procedimin e një familjari për shtëpinë e tij që do të rindërtohet ose do të jetë e re, në kuadër të procesit të Rindërtimit. Ai tha se shtëpia mund të trashëgohet, por edhe të shitet, pasi nuk është në pronësi të shtetit.

Ahmetaj: Para 1 jave i kemi dhënë bashkive kontratën për shtëpitë, bashkitë tani fillojnë të futen në procesin e marrëveshjes me familjet që i janë dëmtuar shtëpitë, dhe familjarët e marrin, e trashëgojnë, e shesin i bëjnë çfarë të duan. Thashethemet që qytetarët nuk e shesin dot e shtëpinë nuk janë të vërteta, ndoshta dhe janë thashetheme elektorale.

Rama: E rëndësishme është që të gjithë ata që janë në pritje, sepse shtëpitë individuale avancojnë. Famijet po kthehen në shtëpi. Një pjesë e vogël që i kanë shtëpitë e dëmtuara në pika jo të favorshme t’i marrin paratë në dorë dhe po të duan t’i ndërtojnë atje me supervizimin tonë, por unë them të mos e ndërtojnë atje. Të gjejnë një zgjidhje tjetër. Ndërkohë ata që presin apartamentet pjesë-pjesë do të fillojnë një pjesë do presin ende me bonus qiraje ne do u japim kontrata që familja jote merr këtë apartament me këtë sipërfaqe, dhe në këtë afat ti merr apartamentin dhe në çdo kalim afati qeveria apo bashkia do paguajë një penalitet. Kështu ai e ka kontratë me akt noterial që po të dojë të shkojë të kërkojë llogari në gjykatë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img