Hapësire reklamuese

Politikë

Ahmetaj nxjerr emrat e Ramës e Veliaj, zbulohet dhe biznesmeni që u financon fushatat

Shkruar nga Newsbomb
Ahmetaj nxjerr emrat e Ramës e Veliaj, zbulohet dhe biznesmeni që u

"Dy qendrat e Tiranës" janë Kryeministria dhe Bashkia e Tiranës. Kështu ka deklaruar Arben Ahmetaj mbrëmjen e sotme, duke lidhur publikisht Edi Ramën dhe Erion Veliajn me inceneratorin e Tiranës, i cili as sot nuk ekziston.

"Bubërron një grup i drejtuar nga të dyja qendrat e Tiranës. Shkojnë nëpër ambasadat dhe thonë, ka qenë ide e tij", tha Arben Ahmetaj, ndërsa i pyetur se cilat janë këto "dy qendra" ai tregoi publikisht dhe se për kë e kishte fjalën gjatë intervistës.

"Kryeministria dhe Bashkia. Njëri thotë se më ka zhgënjyer, se do të krijojë idenë se ky është personi, se nuk është kokën e turkut. Tjetri së bashku me tjetrën thonë se ideja e atij ka qenë, shiko se nuk është kot fajtor ky. Vërtetë nuk ka firmosur por e meriton ta hajë", u shpreh Ahmetaj.

Gjithashtu, ish-zv.kryeministri tregoi për herë të parë emrin e një biznesmeni shqiptaro-zviceran i cili ka 40% të aksioneve të Inceneratorit të Tiranës, por që emri i tij deri më sot nuk ka dalë dhe askush nuk e ka përmendur.

"Unë kam besimin të konsoliduar se Mirel Mërtiri nuk është më pronari. Ja kanë marrë, e kanë syrgjynosur për t’ia marrë. Po i pyes gazetarët që rrinë të SPAK, pse një biznesmen shqiptaro-zviceran ka 40% të inceneratorit të Tiranës. Besim Hoxha, i ka me letra. Çfarë ka bërë kjo kompani, si i ka marrë dhe si i ka paguar, çfarë lidhjesh ka qeveritarë dhe biznesi në Shqipëri", u shpreh ai.

Lidhjet që përmend ish-zv.kryeministri dhe që shkojnë edhe në Dubai, i tregon gazetarja e njohur e ekonomisë Ola Xama. Nisur nga deklarata në emisionin e Çim Pekës në Syri Tv, gazetarja ka treguar se cili është roli i shtetasit Besim Hoxha.

“Blerim Hoxha është pronar i kompanisë Ikare me bazë në Zvicër, ka 40 për qind të inceneratorit të Tiranës. 20 për qind janë në parajsa fiskale dhe 40 për qind janë të një italiani, Presezi, që erdhi dhe bëri edhe një takim te Agjencia e Pronave të Sekuestruara.

Blerim Hoxha është një shtetas nga Kosova, është përfaqësues i kompanisë “Tosk Energy”, një biznes që më pas ka marrë pronësinë e rafinerisë së Ballshit, përmes kompanisë SPD. Ai ka lidhje me të dyja linjat që financojnë fushatat, edhe të z. Rama, edhe të z. Veliaj", është shprehur Ola Xama.

*** Ish-zv.kryeministri u shpreh se bëhet fjalë për një shtetas me emrin Besim Hoxha, ndërsa gazetarja i referohet si Blerim Hoxha.

Lexo edhe: “Na e nxorët në pritë, ne e vramë”, Arben Ahmetaj zbulon porosinë e Ramës për SPAK

Lexo edhe: Refuzoi prangat dhe iku, Ahmetaj: Po hetohem për darkat me Erjolën, jo inceneratorët

Lexo edhe: Bomba e Ben Ahmetaj: Nëse hetohet inceneratori i Tiranës, shqiptarët do llahtarisen

Lexo edhe: Arben Ahmetaj nxjerr EMRAT: Më sulmuan mua sepse duhej bërë një kokë turku!

Lexo edhe: Nuk mban më! Ahmetaj akuzon Edi Ramën: Më kërcënuan me telefon nga burgu!

Lexo edhe: “Kërkova të largohem që në shkurt”, Ahmetaj tregon prapaskenat: Rama tha në të sëmës

Lexo edhe: “Burri njëherë vdes”, cili është biznesmeni shqiptaro-zviceran dhe lidhjet me Dubain

Lexo edhe: Mesazhi i prerë i Ahmetaj për Edi Ramën: Nuk bëhem kokë turku për ty! As kërcënohem

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese