Hapësire reklamuese

Politikë

Ahmetaj: Në Lalëz nuk do investoheshin 450, por 180 milion euro. Humbje e madhe për Shqipërinë

Shkruar nga Newsbomb

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka folur për largimin e biznesmenit libanez nga Shqipëria duke thënë se është një humbje e madhe për vendin.

Në emisionin “Të bësh ekonomi”, Ahmetaj tha se në Gjirin e Lalëlzit nuk do të investoheshin 450 milion euro, por 180 milion euro. Ahmetaj shtoi se edhe sikur 1 euro të ishte, është përsëri e rëndësishme. Megjithatë sipas tij rrahja e biznesmenit dhe largimi i tij është një rast i izoluar.

“Do investonte 180 milion euro, por nuk ka rëndësi edhe 1 euro sikur të ishte është e rëndësishme. Pyetja është çfarë masash marrim nëe qoftë për personin apo për pronën. Këtu ka 23 mijë italianë rezidentë asnjë nuk është ankuar. Ky është një incident i rëndë, i dënueshëm i kufizuar. Është një humbje e madhe për ne. Për Shqipërinë. Unë nuk e dua më shumë se çfarë e doni ju. E duam njësoj Shqipërinë”, tha Ahmetaj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.