Tirana
overcast clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
61 %
3.6kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
7 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

Ahmetaj në Kuvend për buxhetin 2022: Rindërtimi dhe rritja e ndihmës ekonomike disa nga aspektet pozitive

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj në Kuvend ka folur në lidhje me projekt-buxhetin e 2022.

Ai tha se në buxhet, një nga aspektet më pozitive është dyfishimi i ndihmës ekonomike, por nuk la pa përmendur edhe rindertimin dhe dixhitalizimin.

“Përgjegjshmëria fiskale është e konsoliduar sidomos vitet e fundit. Buxheti që kalojmë sot, ia vlen të diskutohet me përgjegjshmëri në mënyrë që të transmetojmë te qytetarët atë që përcjell ky buxhet. Buxheti ka disa kryefjalë, e para është ajo në ndihmë të familjeve në nevojë. Nga kjo përfitojnë 15 mijë familje, që i dyfishohet ndihma ekonomike, për shkak se në fëmijët e tyre kanë tre fëmijë apo më shumë nën moshën 18 vjeç kjo është ndjeshmëri sociale e një mazhorance. Mundësitë buxhetore, në kuadër makro kur borxhin duhet ta ulim çdo ditë, sigurisht që është një ndjeshmëri e lartë sociale.

Megjithëse rifituam të gjitha vendet e punës pas pandemisë, sërish menduam që shtimi i paketës për të papunët është i rëndësishëm. Brenda paketës sociale janë disa elementë që kanë të bëjnë me fëmijët dhe rininë. Pjesa tjetër është infrastruktura kritike. Këtu futet blloku kryesor i investimeve publike. Edhe në një moment si ky, prapë balanca koherente është pozitive. Në respekt të asaj që thotë opozita, 80% borxhi publik normal që është i lartë. U zgjeruam si 100 vende e kusure. Janë 100 vende që janë zgjeruar, edhe Gjermania ka shkuar në 80% të borxhit publik. Ne kemi nisur të ringrihemi. Unë mendoj se po rritemi me shpejtësi dhe arsyeja pse po rritemi janë 2, është kujdesi i qeverisë dhe praktikisht e gjitha vibrancë ekonomike që reflektohet në rritjen e importeve, eksporteve dhe konsum. Një nga arsyet e rritjes ekonomike është konsumi. Jemi shumë larg të qenit rozë të situatës. Digjitalizimi është një nga kryefjalët e këtij buxheti. Po kalojmë në një revolucion digjital. Sot, 94% e shërbimeve publike janë online.

Pikë së pari platforma ofron shërbime për qytetarët. Dua t’ju informoj që po nisim një projekt për të afruar digjitalizimin akoma më shumë. Dikush nga ju mund të thotë se ka qytetarë që nuk e kanë instrumentin online apo digjital afër. Buxheti mbështet disa sektorë, midis tyre dhe bujqësia. Ky debat ka rezultuar në një vëmendje të madhe të të gjitha palëve.

Manifaktura është një nga elementët. Modelet pozitive në bujqësi janë një nga elementët. Të gjitha këto çojnë te ajo që kemi të gjitha palët në diskutim. Te pjesa e rindërtimit dhe pandemisë, po e mbyllim në krye të një viti maksimumi rindërtimin. Është bërë punë e madhe, e shpejtë. Ato njerëz kanë nevojë për ne, e në shtator të vitit tjetër duhet t’i kemi mbyllur të gjitha plagët që tërmeti shkaktoi. Fatmirësisht, rindërtimi ishte, është dhe do të jetë një nga injektorët kryesorë të rritjes ekonomike. Disa fjalë edhe për paketën fiskale. Paketa fiskale furnizon atë moto, atë logjikë politike që mazhoranca ka pasur. Kush fiton më shumë do të paguajë më shumë. Taksa progresive ka rezultuar balancuese për të ardhurat. Nëpërmjet taksës progresive kemi bërë të mundur rritjen e të ardhurave dhe kemi ngarkuar qytetarët më pak me taksa. Ky debat është i denjë. Taksa mbi punën është vetëm 5.6% këtu dallojmë”, tha Ahmetaj ndër të tjera.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img