Tirana
light rain
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
61 %
6.2kmh
75 %
Mër
24 °
Enj
21 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
23 °
E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Ahmetaj merr gozhdat e sqeparin dhe i futet punës në Kombinat: Këtu ishte kapanon, sot po bëhet qendër sociale. Në 2022 asnjë shenjë nga tërmeti

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ka inspektuar sot punimet në zonën e Kombinatit, aky ku më parë ishte një kapanon i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit ndërsa sot me projektin e ri po kthehet në një qendër sociale për të moshuarit.

Ndër të tjera Ahmetaj tha se në mandatin e tretë të socialistëve, askush që paguhet deri në 400 mijë lekë të vjetra nuk do të paguajë taksë.

Ahmetaj: Jemi në Kombinat këtu. Ka qenë kapanon dhe ne e kthyem në qendër sociale për të moshuarit. Rindërtimi nuk është thjeshtë një proces ndërtimi, proces financiar apo administrativ, por një vullnet i një qeverie që e nisi punën më shpejtësi për të rindërtuar, falas për qytetarët e saj. Ne në vazhdim do ngremë dyshemenë për taksën e pagës minimale, deri në 400 mijë lekë askush s’do paguajë, pra 65% e qytetarëve nuk do paguajnë. Kemi politikën për biznesin e vogël gjithashtu. Rindërtimi po ecën me shpejtësi, e mbajmë premtimin që në pranverë të viti 2022 s’do ketë asnjë shenjë nga dëmtimet e tërmetit të 26 nëntorit. Me pandeminë do ta bëjmë faqen sholl dhe do të lypim në të gjithë globin vaksina që të jemi ndër  të parët në rajon për numin e vaksinimit. Në themelin tonë është familja.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img