Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
80 %
1kmh
0 %
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
9 °
E martë, 29 Nëntor, 2022

Ahmetaj flet për rindërtimin: Brenda 1 muaji fillojnë ndërtimet në Laç, deri në 31 dhjetor 4000 familje hyjnë në banesat e reja

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj ka folur për banesat e reja që do të ndërtohen në qytetet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ai theksoi se brenda 31 dhjetorit të këtij viti 4000 familje do të futen në shtëpitë e tyre të reja, ndërsa tha se brenda 1 muaji do të fillojnë rindërtimet në Laç.

I pyetur për kriteret që do të zgjidhen familjet që do të përfitojnë të parat, Ahmetaj është shprehur se nuk do të ketë asnjë diferencim mes familjeve.

“Jemi angazhuar që rreth 4000 familje në 31 dhjetor do ta presin vitin e ri 2021 në shtëpitë e tyre të reja.
Dua të theksoj dicka që ka të bëjë me atë që kjo qeveri ka në plan për familjet në nevojë , shtëpitë janë falas.
Megjithëse është një program unik, jemi të bindur që jemi duke bërë gjënë e duhur për shqiptarët në nevojë.
Po prezantojmë planet e detyruara vendore.
Planet do të mbarojnë deri në 31 mars.
Shumë shpejt do të kemi ekspertë të KE që do të ndihmojnë.
Kemi rënë dakord që transparenca dhe konsultimi të mbështetet nga UMDP.
Në terren do të shohim shumë shpejt hapat konkretë, ndërtim shtëpish individuale.
Brenda këtij viti do të jenë hapur të gjitha kantieret e ndertimit, në Tiranë Durrës LEzhë Thumanë Kavajë.
Të gjitha familjet që do të akomodohen deri në 31 dhjetor do të jenë pa asnjë diferencë.
Donacionet nuk janë akoma në buxhet të shtetit.Po punohet përditë me donatorët për të përcaktuar programin dhe kohën e përdorimit të donacioneve.
Po punojmë ti kemi sa më shpejt grantet e ofruara.
Me Turqinë jemi në fazën e nënshkrimit të marrëveshjeve për rifillimin e punës.
Në Laç maksimumi 1 muaj dhe do të kemi punë në terren”, tha ndër të tjera Ahmetaj.

Më shumë




spot_img








spot_img