Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
78 %
0.5kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
34 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

Agron Tare reagon pas akuzave të RAI-t që e lidhin me kompanitë e basteve: Duan të godasin vëllanë tim Iglin, u detyrova të jap shpjegime përpara qeverisë time

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Zv.ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Agron Tare, ka reaguar pas akuzave të ngritura ndaj tij dhe vëllezërve, Igli Tare që mban postin e Drejtorit Teknik te Lazio dhe Genti Tare, konsulli shqiptar në Turqi.

“Report” në RAI 3 hedh hije dyshimi mbi aktivitetet e drejtorit të Lazios, Igli Tare, pas provave që dolën nga një hetim i Prokurorisë së Barit dhe nga zbulimet e Guarda di Finanza, e cila në nëntor të 2018 arrestoi 22 persona të lidhur me klanet e fuqishme të Capriati dhe Parisi. Hetimi nxjerr në dritë një aleancë midis mafies siçiliane, klanet Ndrangheta dhe Bari për të investuar në një rrjet bastesh, në Itali dhe jashtë saj. Këto klane mafioze donin të blinin në Shqipëri kompaninë e basteve e quajtur “Top Bast”. Kompania ishte e regjistruar zyrtarisht në emër të Ermal Bajrami, por sipas Guarda di Finanza, nga investigimi i bërë si dhe në dokumentin e nënshkruar nga prokuroria e Barit thuhet se: “Kompania është e Genti dhe Igli Tare, respektivisht konsull në Turqi dhe drejtor sportiv i Lacios”.

Për këto akuza të ngritura nga media italiane, zv.ministri i Jashtëm shqiptar tha se janë të pavërteta dhe janë bërë nga persona të tjerë me qëllim për të dëmtuar Igli Taren.

“Gjithçka është false: Unë kurrë nuk kam pasur, në asnjë mënyrë, aksione në kompanitë e basteve, as marrëdhënie të çfarëdo lloji me njerëz të lidhur me qarqe kriminale, dhe as nuk jam hetuar ndonjëherë nga prokurori i Barit. Ajo që u deklarua nga gazetarët nuk është vetëm ofenduese për mua, por në të njëjtën kohë është kaq absurde dhe shumë e rreme.

Vëllai im Igli mban pozicionin e DS të klubit sportiv Lazio dhe është motivi për këtë fushatë shpifjesh. Është e qartë se ka palë të treta që kanë çdo interes për ta goditur atë”, tha Agron Tare në Adnokronos.

Ai tha se ka qenë i detyruar të japë shpjegime edhe para qeverisë shqiptare, teksa shtoi se dëmi i vërtetë u pësua nga familja e tij, prindërit dhe vajza e vogël. Agron Tare paralajmëroi se do të hedhë në gjyq RAI-n dhe emisionin “Report”, pasi sipas tij, është e papranueshme që dikush të njollosë kaq lehtë një përfaqësues qeveritar të një vendi tjetër.

LEXO EDHE: Mafia siçiliane dhe Ndrangheta kërkuan të blejnë kompaninë e basteve në Shqipëri, ishte në pronësi të Igli Tares dhe vëllait të tij (Çfarë zbuloi Prokuroria e Barit)


Më shumë

spot_img
spot_img