Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
54 %
1kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
43 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Agron Shehaj zbulon ftesën që mori nga Yuri Kim: Biseduam gjatë, SHBA do e mbështesë gjithmonë PD-në

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kandidati për kryetar partie i PD-së, Agron Shehaj ka zbuluar se sot paradite është ftuar nga ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim për të biseduar.

Shehaj me anë të një shënimi në rrjete sociale, nuk ka bërë me dije se për çfarë kanë folur konkretisht, por me siguri për zgjedhjet që do të mbahen më datë 13 qershor, ku do të votohet kryetari i ardhshëm i PD.

Ai u shpreh i bindur se SHBA-të do vijojnë ta mbështesin PD-në dhe gjithë Shqipërinë, ashtu siç kanë bërë gjithmonë.

Shënimi i Agron Shehaj

Sot paradite, me ftese te saj, bisedova me Ambasadoren Amerikane Yuri Kim. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë në krah të PD-së që në ditët e para të lindjes së saj dhe mbështetën fuqimisht ardhjen e saj në pushtet në vitin 1992. Që atëherë, në çdo arritje të PD-së në politikë dhe qeverisje, ka qenë edhe ndihma e SHBA-ve. Kjo lidhje, mbështetur në vlerat e lirisë dhe demokracisë, do të forcohet edhe më shumë në të ardhmen.

Më shumë

spot_img
spot_img