Hapësire reklamuese

Politikë

Agron Shehaj: Vetëm duke ndjekur këtë mënyrë do të fitojmë

Shkruar nga Newsbomb
Agron Shehaj: Vetëm duke ndjekur këtë mënyrë do të

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, ka listuar mënyrat se si mund të fitojnë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Shehaj theksoi se një ndër pikat kryesore është besimi i qytetarëve, për të fituar besimin e tyre deputeti tha se duhet të jenë të vëretë dhe të luftojnë.

Sipas Shehajt qytetarëve shqiptarëve duhet t’u jepet ajo që ata kërkojnë, e cila është një opozitë e vërtetë, e pavarur.

“Ne sot kemi shumë probleme. Humbëm zgjedhjet, një disfatë e përsëritur elektrorale. Pyetja që përmbledh të gjitha shqetësimet tona.

Si mund të fitojmë? Si mund të fitojmë ne besimin e shqiptarëve dhe qytetarëve që janë të neveritur nga korrupsion i ikësaj qeverisje, por sërish kanë dyshime për ne?

Ka vetëm një shteg që na ccon drejt fitores, ne duhet të jemi të vërtetë. Të jemi të vërtetë është sprova më e madhe që mund të kalojmë dhe sakrifica që mund të bëjmë.

Duhet që mes interesit tonë personal dhe atij qytetarëve të zgjedhim të mbrojmë të atyre. Mes rehatisë dhe betejës të zgjedhim të luftojmë.

Të zgjedhim interesin e qytetarëve, interesin publik dhe të shumicës sidomos kur ajo bie ndesh me interesin personal.

Ne duhet tu japim shqiptarëve atë që këkrojnë nga ne dhe jo atë që ne mendojmë se duan, Më besoni shqiptarët duan një opozitë të vërtetë.  Duhet t’ju tregojmë se jemi të vërteta dhe jo të varur nga interesa. Nëse bëjmë këtë dallim thelbësor  ne do të fitojmë. Kjo dëshmohet me vendime t që ne do të marrim. Mund të sjellim ndryshimin për shoqërinë në krah të atyre që na kanë besuar vetëm kështu mund të fitojmë”, tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu