Tirana
broken clouds
15 ° C
15 °
15 °
55 %
2.1kmh
75 %
Die
15 °
Hën
19 °
Mar
16 °
Mër
11 °
Enj
12 °
E diel, 11 Prill, 2021
spot_img

Agron Shehaj, Uran Butka e Besnik Mustafaj zbulojnë veprën e Mid’hat Frashërit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Puna e panjohur e një prej mendimtarëve më të mëdhenj shqiptar Mid’hat Frashëri është zbuluar në përurimin e veprës numër pesë të tij nga historiani Uran Butka, shkrimtari Besnik Mustafaj dhe Agron Shehaj. Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo” nxorri në dritë punën e radhës së patriotit i vlerësuar si babai i nacionalizmit modern shqiptar.

Në përurimin e veprës së 5-të të Frashërit, historian Butka tha se “Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo” u bashkëthelua me Agron Shehaj si një kontribut për kulturën shqiptare duke plotësuar kështu amanetin e Mid’hat Frashërit të shprehur ligjërisht në testamentin e tij. Ai la për kombin të gjithë pasurinë e babait, Abbyl Frashërit dhe të tijën, materiale dhe shpirtërore, në dispozicion të kombit shqiptar duke kryer një akt të rrallë. Kjo dëshirë dhe vullnet i tij u krye falë investimit të sipërmarrësit të suksesshëm dhe humanistit Agron Shehaj, që falë edhe punës kërkimore 25 vjeçaren timen në arkivat shqiptare dhe europiane, mbi të gjithë punën e Mid’hat Frashërit, duke materializuar një monument të jashtëzakonshëm të kulturës shqiptare dhe asaj europiane”.

Në vitin 1929, Mid’hat Frashëri, i cili zotëronte fondin më të madh të librave në hapësirën shqiptare, la në testamentin e tij një dëshirë, që pas vdekjes të krijohej një Institut për Studimet Shqiptare.

Mëse 18 botime historike të panjohura historike janë sot të duart e lexuesit shqiptar, mes të cilave 5 vepra të Mid’hat Frashërit, ku priten të jenë 12 të tilla, e cilësuar një pasuri kombëtare prej shqiptarit Besnik Mustafaj.

Agron Shehaj,tha se “për Mid’hat Frashërin kam dëgjuar që i vogël. Gjyshi im Sulo Shehaj, luftëtar i Luftës së Vlorës, ishte një nga drejtuesit e Ballit Kombëtar në Vlorë dhe ndjekës i Mid’hat Frashërit.

Gjyshi u dënua dhe vdiq në burgun e Burrelit në vitin 1948, duke e lënë tim atë vetëm dy vjeç. Edhe pse nuk e njohu tamam, babai ishte krenar për të jatin e vet dhe veprimtarinë e tij patriotike dhe politike. Botimi dhe përhapja e mendimit të Mid’hat Frashërit ka qenë për mua një detyrim ndaj të shkuarës sime, ndaj dinjitetit të të gjithë patriotëve që luftuan si gjyshi im, ata luftuan për një Shqipëri perëndimore, dhe jo komuniste. Ka qenë edhe një mision publik sepse jam i bindur që mendimet e Frashërit mbartin vlerat që i duhen Shqipërisë dhe politikës sonë më shumë se kurrë”.

Shkrimtari i mirënjohur Besnik Mustafaj vlerësoi kontributin e Agron Shehaj dhe Uran Butkës në botimin e veprave historike të mendimtarin Mid’hat Frashëri. “Botimi i veprave të zgjedhura të Mid’hat Frashërit është sipas meje një nga ngjarjet kulturore më të rëndësishme që kanë ndodhur në botën shqiptare gjatë 30 viteve të fundit. Është një nga frutet më të çmuara të shoqërisë sonë që mundësoi liria, asaj liri që vetë Mid’hat Frashëri i kushtoi jetën. Përmendën shoqërinë e sotme për të nënvizuar se vepra shkrimore e Mid’hat Frashërit është nga ato ingredientë që bën shkrirjen dhe njësimin e shoqërisë me kombinpër shumë arsye historike dhe politike. Në gjykimin tim, njësimi i shoqërisë me kombin në shoqërinë e sotme po përballet me kërcënime të ngjashme me ato që u përball në rininë e tij Mid’hat Frashëri dhe rilindasit e tjerë të lavdishëm”, tha Mustafaj

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img