Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
0kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
Sht
34 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Agron Shehaj u drejtohet demokratëve: Partia ka nevojë për reform të thellë, në 13 qershor do zgjidhni nëse do të fitojmë apo humbasim prapë në vitin 2025

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj, në një konferencë për media u është drejtuar anëtarëve të PD-së për zgjedhjet e 13 qershorit.

Ai u shpreh se PD ka nevojë për reform të thellë dhe të menjëhershme, ndërsa shtoi se në 13 qershor demokratët do të zgjedhin nëse do të fitojnë apo humbasin prapë në zgjedhjet e vitit 2025.

“Kandidimi im nuk është përpjekje për të marrë një post, por fillimi i përpjekjes për të reformuar PD-në. Në 13 qershor anëtarët e PD-së nuk do të zgjedhin thjesht kryetarin e ri, por do të vendosin nëse do të fitojnë apo të humbasin prapë në 2025. Unë kam ndershmërinë, përvojën dhe aftësinë për ta çuar PD-në në rrugën e fitores. Edi Rama është i korruptuar dhe antidemokratik. Për të mundur regjimin e tij, PD dhe Shqipëria kanë nevojë për një politikan ndryshe nga ai. Partia jonë ka nevojë për reformë të thellë dhe të menjëhershme. Të qenurit kryetar i Pd, duhet të jetë përgjegjësi dhe jo vetëm privilegj”, tha Shehaj.

Më shumë

spot_img
spot_img