Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Agron Shehaj u bën thirrje demokratëve: Të dielën dilni dhe votoni, nuk mund t’ju quajnë më armik apo t’ju përjashtojnë nga partia

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj, u ka bërë thirrje anëtarëve të PD-së që të dalin dhe të votojnë ditën e diel për të votuar kryetarin e ri të partisë.

Ai shprehet se asnjë komisioner apo komision nuk ka të drejtë t’u heqë demokratëve të drejtën e votës, ndërsa shton se ka ikur koha kur mund të quheshe armik apo të përjashtoheshe nga partia vetëm për mendimet ndaj udhëheqësit të partisë.

“Të dashur demokratë,

Secili nga ju, nëse keni kartë anëtarësie apo jeni në listën e votuesve të partisë, ka të drejtë të votojë ditën e dielë.

Askush, asnjë komisioner dhe asnjë komision, nuk ka pushtetin t’ju heqë të drejtën e votës ditën e dielë, sepse këtë të drejtë ua jep Statuti i partisë.

Koha kur mund t’ju quanin armik, t’ju përjashtonin apo t’ju hiqnin votën për mendimet tuaja ndaj udhëheqësit e partisë, vdiq ditën që lindi Partia Demokratike.

Mos rrini, dilni në votim. Votoni ndryshimin, që ta kthejmë Partinë Demokratike në ditët e saj të mëdha, në ditët kur ajo ishte”, shkruan Shehaj.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img