Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Agron Shehaj takon demokratët në Tiranë: Në Evropë kur lideri humb jep dorëheqjen

Shkruar nga Newsbomb
Agron Shehaj takon demokratët në Tiranë: Në Evropë kur

Kandidati për kreun e PD-së, Agron Shehaj ka zhvilluar një takim me demokratët e njësisë numër 11 në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, ai ka thënë se në Evropë, kur lideri humbet zgjedhjet, ai jep dorëheqjen. Shehaj i është referuar kreut aktual të PD-së, Lulzim Basha, i cili pavarësisht se ka humbur 3 herë zgjedhjet, nuk ka dhënë dorëheqjen po vazhdon të qëndrojë në parti.

Agron Shehaj ka thënë se politika nuk bëhet me të bërtitur, por me veprime konkrete.

"Në Evropë kur lideri humb jep dorëheqjen. Nuk ka diskutim. Jep dorëheqje. E treta ka të bëjë gjithmonë me anëtarësinë, ka të bëjë me platformën online, për të pyetur anëtarësinë mbi çështje të caktuara, mbi çështje për partinë",- tha Shehaj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll