Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
31 %
7.7kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Agron Shehaj rrëfen si u njoh me bashkëshorten, tregon hapjen e parë të ‘Call Center’ në Shqipëri: 90 punëtorët e mi më braktisën sepse… (E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b81811419a71e4be5fd54d473af95856

Ish-deputeti i PD-së dhe biznesmeni i njohur Agron Shehaj dhe bashkëshortja e tij Enida për herë të parë kanë dhënë një intervistë së bashku.

Shehaj ka qenë i pari në Shqipëri që ka hapur një Call Center dhe gjatë intervistës ka treguar vështirësitë që ka kaluar për të qenë këtu ku është sot.

Ai ka rrëfyer edhe se si është njohur për herë të parë me bashkëshorten e tij Enidën. 

Pjesë nga biseda:

Enida: Agroni ishte në fillimet e tij dhe e mbaj mend si një njeri shumë të drejtë në punë, të rreptë dhe kishte krijuar një atmosferë në punë që mua më dukej pak si jo në Shqipëri, si jashtë shtetit. Ishte një ambient shumë pozitiv, ishim të gjithë të rinj dhe nuk ishim vetëm kolegë, ishim bërë edhe miq.

Ardit Gjebrea: Pra ju jeni njohur në punë?

Enida: Po.

Agron Shehaj: Unë jam kthyer në Shqipëri në 2005.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç keni ikur nga Shqipëria?

Agron Shehaj: 13 vjeç. Kam mbaruar atje 8-vjeçaren, shkollën e mesme, kam bërë universitetin dhe më pas jam kthyer në Shqipëri.

Ardit Gjebrea: Po pse u ktheve?

Agron Shehaj: Më thërriste Shqipëria.

Ardit Gjebrea: Erdhe në Tiranë dhe fillove me biznese.

Agron Shehaj: Unë erdha në Shqipëri për të bërë një biznes. Kisha një ide, në atë kohë nuk kishte, nuk e dinte kush se çfarë ishte puna në Call Center.

Ardit Gjebra: E hape këtë biznes dhe Enida ishte aty?

Agron Shehaj: Enida filloi punë aty. Fillimi ishte shumë i vështirë. Kishim shumë të punësuar, patëm një vështirësi në vitin e tretë, partneri i cili unë punoja vendosi që unë nuk i duhesha më dhe mund ta bënte vetë. Nga 100 veta që punonin, 90 veta ikën sepse partneri i biznesit që kisha unë ishte një kompani e madhe që ofronte më shumë garanci dhe ishte normale që të rinjtë ishin më të tërhequr nga garancitë që i jepte ajo kompani sesa unë. Ata ishin italianë. Një grup i vogël mbeti me mua dhe në këtë grup ishte dhe Enida.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img