Tirana
broken clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
76 %
4.1kmh
75 %
Hën
11 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
11 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Agron Shehaj reagon për debatin me Lulzim Bashën: I thashë kryetarit, pjesa më e madhe e votuesve janë kundër tij!

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti i Tiranës Agron Shehaj, reagon pas një lajmi të mediave se ai ka debatuar në mbledhjen e djeshme me kreun e PD Lulzim Basha. Sipas deputetit, disa media kanë manipuluar debatin e zbardhur mes tij dhe Bashës për ta denigruar, ndaj ai ka zgjedhur të reagojë publikisht.

“Iu drejtova z.Basha duke thënë se pakënaqësia tek mbështetësit e Partisë Demokratike nuk është e vogël, siç e parashtroi ai, por fatkeqësisht ka një përçarje të madhe dhe kurrsesi s’mund të jem dakord me strategjinë “t’i marrim me të mirë dhe të presim t’u dalë inati”.

Argumentova se pjesa më e madhe e votuesve të Partisë Demokratike janë kundër drejtuesve të Partisë Demokratike. Në këto kushte, agjenda jonë s’mund të jetë shpëtimi i karriges së kryetarit por e mira e Partisë Demokratike”, shkruan Shehaj ndër të tjera.

Shkruan Agron Shehaj:

Nisur nga zbardhja e manipuluar e debatit, e shpërndarë në media me qëllim për të më denigruar dhe fshehur të vërtetën, ndihem i detyruar të bëj publik qendrim tim në mbledhjen me dyer të mbyllura.

Iu drejtova z.Basha duke thënë se pakënaqësia tek mbështetësit e Partisë Demokratike nuk është e vogël, siç e parashtroi ai, por fatkeqësisht ka një përçarje të madhe dhe kurrsesi s’mund të jem dakord me strategjinë “t’i marrim me të mirë dhe të presim t’u dalë inati”.

Argumentova se pjesa më e madhe e votuesve të Partisë Demokratike janë kundër drejtuesve të Partisë Demokratike. Në këto kushte, agjenda jonë s’mund të jetë shpëtimi i karriges së kryetarit por e mira e Partisë Demokratike.

Në lidhje me akuzat e pavërteta dhe absurde, për qëllim servilizmi dhe fshehjen e problemit, nuk meritojnë asnjë koment.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img