Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Agron Shehaj reagon pasi Çim Babasi i dhunoi vëzhguesen: Ajo kërkoi që të siguronte votën. Ka mbështetjen time

Shkruar nga Newsbomb
Agron Shehaj reagon pasi Çim Babasi i dhunoi vëzhguesen: Ajo

Ish-kandidati për kryetar partie i PD-së, Agron Shehaj ka reaguar dhe pse me pak vonesë lidhur me rastin e dhunimit të vëzhgueses së tij Enkeleda Çela, nga kreu i Degës numër 5 në Tiranë, Çim Babasi.

Shehaj thotë se zonja Çela është demokrate e orëve të para që ka luftuar dhe sakrifikuar në çdo zgjedhje për të mbrojtur votat e Partisë Demokratike, ndërsa pretendon se është dhunuar vetëm sepse ka qenë vëzhguese e tij gjatë zgjedhjeve të 13 qershorit.

Deputeti i ardhshëm i Kuvendit të Shqipërisë garanton se ai do të jetë pranë tyre dhe do bëjë çdo gjë që zëri i tyre të dëgjohet.

“Enkeleda Çela është demokrate e orëve të para. Ajo ka luftuar dhe sakrifikuar në çdo zgjedhje për të mbrojtur votat e Partisë Demokratike. Por më 13 Qershor, Enka u dhunua nga Kryetari i Degës nr 5 në Tiranë dhe u përzu nga qendra e votimit vetëm sepse ishte vëzhguese e imja dhe kërkoi të siguronte zgjedhje të drejta brenda partisë sonë. Shumë demokratë të tjerë më kanë dëshmuar se janë përjashtuar nga e drejta për të votuar. Jam pranë tyre dhe do bëj çdo gjë që mundem që zëri i tyre të dëgjohet. Partia Demokratike lindi si partia e lirisë dhe mund të bëhet fituese vetëm nëse është e lirë dhe demokratike. Me ju, deri në fund”, shkruan Shehaj.

Lexo edhe: DENONCIMI I RËNDË/ Përfaqësuesja e Agron Shehajt: Çim Babasi më DHUNOI dhe më nxori jashtë qendrës së votimit, Albana Vokshi urdhëroi që unë të mos ushtroja detyrën

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll