Tirana
scattered clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
77 %
1kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
30 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Agron Shehaj: Na duhet ndryshim i vërtetë dhe politikanë që nuk mendojnë vetëm për vete

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

5f54920bd7491402d15b11165415a533

Drejtuesi i fushatës së PD-së në Tiranë në njësitë 5 dhe 7 Agron Shehaj, bisedoi me votuesit të zemër të kryeqytetit dhe dëgjoi mendimin e tyre për politikën dhe zhgënjimin ndaj qeverisjes aktuale.

– “Na janë bërë si bllokmenët e rinj, ata bllokmenët e vjetër ikën, i lanë vilat, po na janë bërë këta të rinjtë më keq, më të pasur se ish-blloku”- u shpreh një qytetar në takim me Shehajn.

-“Diferenca është se bllokmenët e vjetër nuk i zgjodhëm, ishte diktaturë, problemi është se këta i kemi zgjedhur. Zgjidhja nuk është të mos bësh asgjë dhe të mos përfshihesh, të përfshihesh sepse gjërat vetë nuk ndryshojnë”- iu përgjigj Shehaj qytetarit.

Në një dyqan të vogël, pronari i tij shprehu pakënaqësinë për situatën ku ndodhen bizneset nën presionin e vazhdueshëm të kontrolleve. “Mundohemi të mbijetojmë në këtë situatë ku e ka katandisur ky plehra, mjerë ai që i beson. Mos të themi për kapobandat e bashkisë që janë bërë si kapo, kap hallexhinjtë, merru mallin, kujt i shërben kjo? Po vazhdoi kjo situatë këtu në Shqipëri nuk rrihet më”- tha ai. “Kjo situatë do të ndryshojë me 25 prill” – iu përgjigj Shehaj.

“Fjala jemi mirë është bërë kaq e rrallë, as 1 për qind nuk e përdor më”- tha një djalë i ri me profesion berber. “Me qeverinë aktuale janë mërzit njerëzit. Unë kam qenë vetë që kam pas shpresa dhe nuk kam parë asnjë dritë jeshile, këta kanë privatizuar gjithçka”- shtoi ai. “Po, kanë privatizuar gjithçka për vete, gjitha asetet që ka Shqipëria. Këta mendojnë vetëm për vete, ky është thelbi. Me këdo që flas më thonë të njëjtën gjë”- iu përgjigj Shehaj.

Më tej ish-deputeti demokrat u shpreh se është në dorën e qytetarëve të sjellin ndryshimin dhe të mos e humbin shpresën tek politikanët e ndershëm.

“Ka nevojë për politikanë të ndershëm që nuk mendojnë vetëm për vete, po mendojnë për njerëzit të jenë të aftë të krijojnë vende të reja pune, të zhvillojnë ekonominë, që kanë treguar se dinë ta bëjnë., nuk na duhen diletantë që se kanë haberin si krijohen vendet e reja të punës, që nuk e dinë çdo të thotë të investosh, sa e vështirë është të investosh. Me ata investitorë që njoh unë thonë nuk duam asgjë nga shteti vetëm të na lërë rehat të punojmë. Kjo është zgjidhja jonë. Duhet ndryshim. Nuk do të ndryshojmë thjesht emrin, të ndryshojmë kryeministrin. Ne do të ndryshojmë Shqipërinë, do të ndryshojmë mënyrën e qeverisjes. Nuk mjafton thjesht të iki Partia Socialiste, të vijë Partia Demokratike, sepse njerëzit nuk duan këtë, duan që të ketë realisht ndryshim“, tha Shehaj.

-“Të zgjohen këta shqiptarët që po flenë gjumë, të zgjohen!”- tha njëra prej zonjave. Ndërsa mikesha e saj u shpreh se “ju jeni njeri i duhur që mendoni për njerëzit, uroj tia dilni! Me fitore!”

Gjatë fushatës së tij në njësitë 5 dhe 7 në Tiranë Shehaj po takon çdo ditë njerëzit për t’i dëgjuar dhe për të ofruar modelin e ri të politikanit që e sheh politikën si instrument për të ndryshuar jetën e tyre.

156661442_432611487824236_100991818133024497_n.jpg

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img