Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
56 %
4.1kmh
0 %
Hën
21 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Agron Shehaj: Mandati i Xhaçkës të hiqet nga Kushtetuesja, më pas ta hetojë SPAK-u

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti demokrat Agron Shehaj, deklaroi në Mbledhje e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, se ministrja Olta Xhaçka ka shkelur me vetëdije Kushtetutën në lidhje me ligjin për investimet strategjike dhe ka kryer veprime fiktive për ta fshehur atë. 

Ai thotë se mandati i Xhaçkës duhet të hiqet nga Gjykata Kushtetuese dhe më pas të hetohet nga SPAK-u.

“Përmes mocionit në Kuvend, kemi faktuar që ministrja Xhaçka, jo vetëm ka shkelur Kushtetutën, por me veprime fiktive, është munduar ta fshehë këtë fakt, duke përdorur kunatën e saj. Kjo është arsyeja pse Xhaçka duhet ndëshkuar, fillimisht nga Gjykata Kushtetuese me heqjen e mandatit dhe më pas duhet hetuar penalisht nga SPAK-u”, shkruan Shehaj.

Megjithatë avokati i ministres Xhaçka është shprehur se çështja nuk mund të shkojë në Kushtetuese.

“Në asnjë dispozitë të parashikimeve kushtetuese apo ligjore s’ka rregullime që nga një anë të barazojnë sjelljen e familjarit të deputetit qoftë bashkëshortit me sjelljen e deputetit të mandatuar nga elektorati i tij për atë që përfaqëson personalisht apo të mund të cenon të drejtën për t’u zgjedhur me prezumimin që në të ardhmen potencialisht bashkëshorti i deputetes mund të ketë përfitime”, ka thënë avokati i ministres, lidhur me këtë çështje.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img