Hapësire reklamuese

Politikë

Agron Shehaj komenton qeverinë e tretë të Ramës: Rikthim i figurave më të korruptuara

Shkruar nga Newsbomb
Agron Shehaj komenton qeverinë e tretë të Ramës: Rikthim i

Deputeti i zgjedhur i PD-së, Agron Shehaj ka reaguar përmes një komenti në rrjetet sociale lidhur me kabinetin e ri qeveritar të Edi Ramës.

Shehaj thotë se Rama ka rikthyer në qeveri "figurat më të korruptuara", të cilët mund të largohen vetëm me votë.

"Shqipëria do bëhet kur të qeveriset nga njerëz të ndershëm, nga një kryeministër i pakorruptuar", shprehet ndër të tjera Shehaj, i cili sot ka thyer heshtjen dhe reagon në publik pas një kohe të gjatë, që prej humbjes së zgjedhjeve për kryetar të PD-së.

Komenti i plotë i Shehajt:

Rikthimi në qeveri i figurave më të korruptuara tregon se po nuk i ndëshkuam me votë, ata do rikthehen.

Nuk ka njerëz shumë të korruptuar dhe pak të korruptuar, por njerëz të korruptuar dhe njerëz të ndershëm.

Shqipëria do bëhet kur të qeveriset nga njerëz të ndershëm, nga një kryeministër i pakorruptuar. Mundësi tjetër, nuk ka!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.