Tirana
scattered clouds
17 ° C
17 °
17 °
72 %
2.1kmh
40 %
Enj
22 °
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
21 °
E mërkurë, 5 Maj, 2021
spot_img

Agron Shehaj, kandidati “surprizë” i PD që po trondit pozitat e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Tashmë është e qartë ngë kutitë e numëruara që Partia Socialiste dominon në qarqet kryesore të vendit duke ruajtur një trend progresiv votash, raporton newsbomb.al.

Por ajo që po ndodh, është lëvizja e madhe në kampin blu, pasi votat e njësisë 10, të numëruara në mënyrë elektronike, tregojnë një votë preferenciale për demokratët e rinj, dhe jo kastën e vjetër të PD.

Sipas votave të numëruara, Agron Shehaj ka arritur të marrë 525 vota, kundrejt 492 votave që ka marrë Lulzim Basha dhe 238 votave që ka marrë Sali Berisha.

Surprizë edhe për emrat e gazetares Oriela Nebiaj dhe kreut të FRD Belind Këllici që kanë marrë një numër të konsiderueshëm votash.

Nëse ky trend ruhet për kutitë e tjera në Tiranë për votën preferenciale të kandidatit, mund të ndodhë që Agron Shehaj, deputeti i PD, do të ketë më shumë vota sesa vetë kryetari.

Po pse ka ndodhur një gjë e tillë?

Profili publik i mbajtur nga Agron Shehaj, gjuha joarrogante por paqësore, kontaktet e drejtpërdrejta me qytetarët dhe të qenurit I ri në politikë, kanë detyruar qytetarët ta preferojnë më shumë.

Eshtë koha për ndryshim. Dhe ndryshimi, duhet të fillojë edhe nga vetë PD, për të shmangur dështimet e mëtejshme në zgjedhje, raporton newsbomb.al.
Foto e rezultateve:

Screenshot 4 43
spot_img

Më shumë

1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img