Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
31 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Agron Shehaj flet me ndjekësit në Facebook: Kemi nevojë për mundësi e meritokraci

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Agron Shehaj, kandidat i PD në Qarkun e Tiranës, iu është përgjigjur direkt në Facebook, ndjekësve të tij, në një forum virtual me ta, duke diskutuar mbi largimin e  të rinjve nga vendi.

Sundimi i nepotizmi, pagat e ulëta dhe mungesa e meritokracisë,  si faktorët kryesorë të largimir të të rinjve nga vendi, ishin edhe pikat kryesore rreth të cilave u zhvillua ky diskutim.

Shehaj ndau me ndjekësit e tij edhe një përvojë të para pak ditëve mes takimeve me qytetarët e shumtë.

“Dikush me pyti se çfarë avantazhi do të kishte ai nesër, nëse më mbështet sot, dhe a do të kishte ai një derë të hapur, ku të ankohej e të kërkonte të drejtën. I thashë atij, dhe ju them të gjithëve ju, se nëse dikush do të trokasë për të kërkuar një favor, për të kërkuar ndere, apo privilegje, unë personalisht nuk do të le asnjë derë të hapur për ta. Por nëse dikush do të trokasë e do të denoncojë një padrejtësi që i është bërë, atëherë sigurisht do të ketë një derë të hapur, do të ketë madje angazhimin tim personal dhe do të më ketë në krah për vendosjen e drejtësisë. Kjo është e vetmja mënyrë për tu shkëputuar nga e kaluara, nga nepotizmi”, tha Shehaj.

Më tej Shehaj  foli edhe për pozitat mjeruese të masës dërrmuese të shoqërisë që gjenden në pozitat e të dobëtit, pa fuqi, për ta ndryshuar realitetin që ka prodhuar qeverisja e korruptuar.

“Detyra kryesore e një qeverie është që të punojë kryesisht për të dobëtit, përkundër kësaj, kjo qeveri deri më sot, ka punuar vetëm për të fortët, për rrethin e ngushtë klientelist, duke ju mbyllur çdo derë të dobëtve e duke ju treguar rrugën e braktisjes së vendit”, tha Shehaj, duke theksuar se ndryshimi do të vijë vetëm duke përmbysur këtë realitet të dhimbshëm.

Më shumë

spot_img
spot_img