Hapësire reklamuese

Politikë

Agron Shehaj: Fitorja në luftën ndaj korrupsionit është çelësi për zgjidhjen e krizës së varfërisë, PD do të ndryshojë mënyrën e qeverisjes

Shkruar nga Newsbomb
Agron Shehaj: Fitorja në luftën ndaj korrupsionit është

Kandidati i Partisë Demokratike në Tiranë, Agron Shehaj, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” u shpreh se çelësi për t’i dhënë fund varfërisë është fitimi i luftës ndaj korrupsionit.

Ai tha se Partia Demokratike do të ndryshojë mënyrën e qeverisjes, duke shkuar përtej klientelizmit, korrupsionit dhe lidhjeve politike.

“Problem kryesor në Shqipëri është korrupsioni. Lufta kundër korrupsionit është një betejë që fatkeqësisht e kemi humbur në këto 30 vjet, por që mbetet e vetmja  betejë e rëndësishme që i jep zgjidhje problemit të Shqipërisë.  Ne do të shkojmë përtej klientelizmit, korrupsionit, lidhjeve politike. Ajo çka ofron Partia Demokratike nuk është thjeshtë ndryshimi i kryeministrit, të ndryshojmë një qeveri për të vendosur një qeveri tjetër. Ne do të ndryshojmë mënyrën e qeverisjes”, tha Shehaj.


Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll